sabato 15 febbraio 2020

VDEKJA E NOSITIT



VDEKJA E NOSITIT

Poezi”Vdekja e nositit”

Me zjarr ju flas me zjarr,

Ne gjirin tim kam hapur varr…

Qe t’i jap shprese -edhe t’ja marr …

Un ik liqerit zemerak 

Fatlum dh’i paster si zembak.

Po zemra ime kullon gjak.

Se vijne -urtuar zogjte -e mi,

Dh ‘u jap ushqim me dashuri .

Nje dashuri per llaftari;

Pa nis ah!gjirin ta godas…

Dh’e hap ah!-gjirin me nje cas…

Dh’i nginj ah !zogjte -e vdes me gas!

Ahere- helmohet e bucet

pas mallit t’im liqeri -shkret ,

e rit tallazin posi det.

Ay e tud,ay e shkund

,ay e hap sa me te mund….

Gjer mu gjit,gjer mu  ne fund.

E shpirtin duke m’a percjelle

me thote-ah!shif sesa ‘sht I felle

ky gjir’iem qe te pat pjelle...


Lasgush Poradeci eshte  një ndër poetët që përveç rrymave të tjera në poezi përdori edhe poetikën simboliste.Ne liriken filozofike te Lasgushit mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur ,por duke u ballafaquar me te ndersa ne aktin sublim poetik reaizohet nepermjet krijimit.Kjo poezi eshte e ndertuar  mbi nje simbol.Tek kjo poezi gjejmë simbolin e vetëflijimit dhe përjetësisë së idealit. Nositi një shpend i bardhë i liqenit i cili me sqepin e tij shqyen gushën dhe ushqen me gjak zogjtë e tij, mund të shihet si symbol i vetë poetit. Që në fillim të poezisë kemi një nosit i cili flet me zjarr ju flas ….  me zjarr..

Pra mund ta interpretojmë këtë poezi si kërkesa e autorit drejtuar lexuesit. Simbolin e nositit mund ta interpretojmë si pakënaqësi ndj nivelit të zhvillimit të kulturës duke marrë parasysh kushtet historiko-kulturore në atë kohë. Kemi një nosit që është symbol i poetit, një shpend që vdes.       

Nositi si symbol ndërton dhe përshkruan tërë strukturën e poezisë , shenjimi i poetit me një shpend mund të interpretohet edhe në lidhje me pikëvështrimin e autorit për frymezim krijues. Kjo poezi mund të shënojë pra lirinë krijuese të poetit në raport me frymëzimin e lirinë e këtij shpendi. Poeti ka vendosur një paralele mes fluturimit të zogut dhe krijimit të poezisë. Vdekja e Nositit, poezi ku autori rrëfen në vetë të parë, kemi monolog, kemi vetëm rrëfimin e poetit, rrëfim i cili nga njëra anë na njeh me dramacitetin e tij dhe nga ana tjetër shohim poetin pjesëmarrës ku figura e tij dhe gjithë teksti dalin si klithmë e vuajtjeve të tij ,e klitmë e gazit për vetëflijim.

Që në strofën e parë shohim një nosit i cili gjatë gjithë kohës ka vuajtur dhe momenti që ai flet është përforcimi i asaj vuajtje. Poeti që në fillim është sunduar nga “dhimbja” “me zjarr ju flas me zjarr” dhe përforcohet më tej me fjalën “varr”, kemi sinonim brenda vargut “ay e tund, ay e shkund”, ku foljet tund dhe shkund na tregojnë për thellësinë e depërtimit të flijimit, thellësi e cila shkon gjer më ngjit, gjer më në fund. Ky flijim është dëshirë e tij ,për këtë flijim ai ka dashuri “një dashuri për llaftari”, pra kemi dashuri për flijimin e gjakosur, flijim i cili shkon në të mirë të zogjve të tij. Flijimi i nositit i shkakton poetit vuajtje, dhimbje e cila shprehet me anë të klithmës “ah”. Përsëritja e kësaj i jep poezisë ritëm të brendshëm dhe forcon më tepër notat e dhimbjes  që karakterizon poeti. Dhimbja sa vjen e shtohet me veprimet që rrëfimtari ndërmerr: nis të godasë gjirin dhe ndien dhimbje e cila në maksimumin e saj shkon në hapjen e gjirit dhe më pas në vargun e tretë të strofës së katërt klithma “ah” shpreh më tepër gëzim për flijimin e tij sesa një dhimbje. Ky gëzim është gëzimi që për të nuk do të ketë më vuajtje, gëzimi që ushqeu trashëgimtarët e tij. Kjo del në strofën e shtatë e cila duket sikur është klithmë e liqenit për këtë shpend, vajtimi i liqenit për humbjen e nositit. Në qoftë se poezinë e shohim si simboliste atëherë mund të ndërtojmë raportin nositi-poeti, zogjtë të cilët mund të jenë symbol i lexuesve të cilëve i drejtohet poeti, dëshmitarët që njohin “aktin e vetëflijimit të tij”.Kemi liqenin e Pogradecit i cili është simbol i njerëzve që autori ka pasur pranë apo symbol i njerëzve  që e kanë përkrahur veprimtarinë e tij.

Liqeni shpirtëzohet dhe vepron


Dhimbjen që poeti ndjen e ka shprehur me anë të tri pikave. Ndoshta e ka përdorur për të treguar pafuqinë e tij për të folur se dhimbja e vetëflijimit është e fortë dhe nuk e lejon të flasë, megjithëse është flijimi i dëshiruar. Gjuha është mbështetur në ligjërim bisedor, gjuhë e cila përfshin dialektizmat këto dialektizma poeti mundti ti ketë perdor për të theksuar karakterin. Mund të sjellim si shembull emrin liqeri i cili nuk shfaqet në variantin letrar të saj liqeni. Në poezi kemi të bëjmë me epitet metaforik “liqeri zemërak”, “liqeri i shkretë”. Organizimi i poezisë bëhet nëpërmjet shkallëzimeve të veprimeve apo ngjarjeve. Në fillim kemi nositin, apo poetin që rrëfen për veprimet e tij






Aherë – helmohet e buqet

Pos mallit tim liqeni i shkretë

E shpirtin duke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa sht’i thellë

Ky gjiri im që pat pjellë.


Psh. “Në gjirin tim kam hapur varr”

      “Po zemra ime kullon gjak  “Po nis ah”, gjirin ta godas, dhe hap ah, gjirin me gas, dh’i ngij ah! zogjtë e vdes me gas. Më pas rrëfimi kalon në mënyrën sesi e përjeton liqeni këtë vetësakrificë të nositit e humbjen e tij.

Aherë – helmohet e buçet, e rrit tallazin posi det

, e shpirtin duke na përcjellë

më thotë- ah!shif sesa  sht I felle...

Kemi një kthim në mjedis liqenor. E gjithë drama ka ndodhur në sfond në mes të tij, të liqenit. Ai është gjiri që e ka mbajtur, ushqyer nositin dhe do jetë varri i tij. Poeti është shumë i lidhur me liqenin. Liqeni eshte vendi I perhershem ku Lasgushi shtron temat me delikate te meditimit, e te ndenjes se tij poetike.


Nositi zog-pelikan siç e quajnë në Pogradec i veçantë që rritet në liqen dhe me të poeti identifikon vetveten.

Liqeni – simbolizon – jetën

Nositi – poeti

Skena e kësaj poezie filozofike është:

1-Lindje,misioni,vetflijimi vdekja,trashigimnia si rilindje.

Liqeni zë një vend të veçantë që ushqen jetën dhe e riciklon atë.

Poezia është ndërtuar në bazë rimës un’ik liqerit zemërak, fatlum dh’i pastër si zëmbak. Poeti në këto dy vargje ka treguar për bukurinë e liqenit të cilën e ka krahasuar me zambakun që duket i bukur, i mahnitshëm  por kur e vë veten në pozitën e nositit atij zemra i pikon gjak, nuk ka çfarë tu japë të vegjëlve për të ngrënë.

Sakrifica e nositit është sakrificë e prindit , poetit,ajo është vazhdimës,i është vetë jeta dhe kuptimi i saj.

Është jeta që rilind ashtu si feniksi nga hiri i vet…… dhe nositi rilind tek zogjtë e vet. Poezia  “Vdekja e nositi” një pasurim jo vetëm i letërsisë shqipe por edhe botërore sepse forca, gjerësia, bukuria artistike janë të nivelit botëror.Si perfundim eshte nje nder poezit me te njohura simbolike dhe filozofike te Lasgushit.

Lasgushi krijoi një figurë universal për një motiv të caktuar,ne vendlinjen e tij..duke e sintetizuar te gjithe pershkrimin e poezise ne liqenin e tij te dashur….me nje bukuri te rradhe natyrore...i cili  I jepte frymezim ,deshire per te per te realizuar cdo gje,e prandaj poeti nuk u largua asnjeher nga vendlindja e tij e dashur.Dramen e jetes e te vdekjes te perqafuar se mbrendshmi e rimerr liqeri I tunduar se jashtmi,duke e futur trupin ne thellesi,ndersa shpirti percillet lart ne qiell.





Këngë e brithma nga qyteti djegur




Këngë e brithma nga qyteti djegur
Libri nis me këngët e vajit, për të cilin mbledhësi thotë se ishte shkaku nga doli edhe titulli i përmbledhjes “Këngë e brithma nga qyteti i djegur”, zgjedhur në kujtim të çasteve tragjike “nëpër të cilat ka shkuar e po shkon vendi im lindor që nga dhjetori i vitit 1940 e këtej”..
Kush m’i dha këngët?
“Të parat këngë e brithma që mbaj mënt, nga vogëlija, janë ato që i këndonte e mjera Mëmë (Polja e Pandi Paskos e bija e Ndini Dhamit edhe e Çevo Gushos nga Rrëmënji).  Në vogëli kisha qenë i sëmurë dhe shumë kohë s’dola jashtë asaj odës së madhe, shtruar me dhe të kuq, me rrogoza e prokova ku Mëma bënte edhe vegël dhe punët e tjera të shtëpisë. Atje i mësova për herën e parë brithmat tu-tu-tu- legëza – Bajta për purtegëza; Ariushkë, ariushkë edhe këngët Kapedan o Kajo; Malit-o përpjetë; Mun’de Papa Pavleja, të cilat Mëma i kish dëgjuar nga i ati”… Këto disa momente të memories, por edhe kujtime që Kuteli na e vë përballë tekstit të tij, me këngë popullore duke na lënë shënim se si arriti t’i mblidhte ato. Si Mbeç, more shokë, mbeçë , Kënga e Kokoneshëve etj..
Ka një domethënie ky fakt, për shkak se fëmijëria është shtampa më filozofike e gjurmëlënies, duke shtuar edhe sinqeritetin që bartt kjo moshë për të përcjellë. Kështu Kuteli na bëhet një bartës real, burimor ku jep me saktësi, për ato që ka siguri, këngën, gjuhën, frazeologjinë, kulturën dhe historinë duke i pajisur me shënime.
Në parathënie ai ka shënuar disa takime më intersante të punës së tij si mbledhës me ata ku dëgjoi, dhe mori këngët. Kuteli flet se kënga që këndohej në dasma dhe gëzime ishte “S’ka me kë ta lozë zonja (hankua) vallenë”, e kujtuar gjer në atë ditë si “Kënga e Poles”, si edhe “Shkuan djemtë shkuan- Shkuan në kurbet”; Pashkëve këndohej e luhej valle me shami në dorë, e gjithë graria, “Këngën e Ristozit”, “Sbret Velikua që nga mali” si edhe “Qënkshin, lele, qënkshin”. Kuteli kujton: “Gjith nga vogëlija mbaj mënt edhe disa brithma të tjera si dhe disa këngë kolendrash, rusicash, këngë dasme, trimërije, dashurije.



Mbeçë, more shokë, mbeçë

Mbeçë, more shokë, mbeçë,
Mbeçë ne ur’ e Qabesë...
I bëni selam nënesë.
Në pyeste nëna për mua, -
I thoni se u martua;
Në pyeste se ç’krushq i vanë:
Tre priftinj, tre hoxhallarë;
Në pyestë se ç’kalë hypi:
Kal’ të kuq, këmbë pe druri;
Në pyeste në ç’od’ e mbyllë,
Odë pa der’e pa penxhere.
Këngët në këtë libër janë tepër të veçanta. Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec .
Djali i linte shokëve të tij fjalën e vet t ia thonin nënës , me të kënduar se do bëhej merak që nuk vinte nga rruga, sepse trimi nuk dinte nëse do shpëtonte prej luftës. E përshkruante sesi do ndodhte fundi i tij tragjik…martesën n kontrast me vdekjen që bën lutjet prift ose hoxha, kali me kemb prej druri , në kontrast me arkivolin.  Dhe odë pa der e penxhere nē kontrast me varrin që është i lirë. Kemi lidhjen fizike dhe shpirtërore , sentimentale të nderthurura në këtë këngë të vajtueshme.

Kënga e Kokoneshëve

Kjo rrufe e shkretë, përvëloi dynjanë,
Mjerë ne të mjerët, ç`kusure që pamë.
Në Korçë se ç`qemë, Manastir seç vamë,
Brenda në hapsanë, Istintak na bënte.

Mos një efendi, a për ydam,
apo për shpëtim.
Një muaj e gjysëm, Pampor në të thatë,
Ç`kusur që paska, Kokoneshi i ngratë.

At-Dhimitër Kokoneshi ishte mësues e prift, komandant njësie ne krahinën Llënge të Pogradecit.
Kënga e Kokoneshëve është gjetur në librin “Këngë e brithma nga qyteti i djegur” mbledhur nga Mitrush Kuteli, botuar më 1944. Mitrushi këtë këngë e ka marrë nga xha Mihua i lindur në Potgozhan të zemrës së Mokrës. Në atë kohë ai ka qenë 80 vite. Në një bisedë të bërë me një grup veteranësh mokrarë këto ditët e fundit doli qartë se xha Mihua ka qenë një nga mbledhësit më të shkëlqyer për këngë lufte e trimërie. Dhe çdo këngë e shoqëronte me rrëfime apo shpjegime. Këngë që afronin njeriun me njeriun, qoftë i krishterë apo mysliman, i zbut e i bën të mirë e më të dashur. Këngët e vallet rrezatoheshin nga mali që shushërinte nga kronjtë që u mbanin zërin, fletët që mërmërisnin kur i krehte era. Mesha përbënte boshtin e mendimit, të përvojës, të lavdërimit e të moralit të të gjithë orthodhoksëve cilado gjuhë që flasin. Ajo ndihmonte popullin e krishterë e myslimanë , që ishte besnik  dhe me trimëri luftoi me të afeërmit e tij, nderi i asaj zone të Pogradecit.




Mengjes